MENU
klinika

Shpat Deda, Visar Kuçi e Tomor Kuçi

Një turne koncertesh si asnjëherë më parë

18.11.2022 - 22:30

Shpat Deda vjen me një turne koncertesh bashkë me mjeshtrin dhe multi-instrumentistin Visar Kuçi dhe muzikantin & producentin e njohur Tomor Kuçi me një format krejtësisht të për ri ta sjellë poezinë e gërshetuar me një udhëtim të paharrueshëm muzikor për herë të parë në Kosovë.

Aranzhuar enkas për këtë turne mes fizharmonikës, violinës, kitarave dhe zërit, këngët e albumit ‘Rrugës’ marrin jetë të re në një spektakël muzikor të karakterizuar nga udhëtimi poetik nëpër fjalë e tinguj.

Më poshtë gjeni datat e gjithsej gjashtë koncerteve në gjashtë qytete të ndryshme, gjegjësisht në gjashtë salla teatrosh të ndryshme.

5 DHJETOR – Amfiteatri i Teatrit Kombëtar të Kosovës (Pallati i Rinisë), Prishtinë
6 DHJETOR – Teatri Adriana, Ferizaj
7 DHJETOR- Teatri i Qytetit, Vushtrri
12 DHJETOR – Teatri i Qytetit ‘Hadi Shehu’, Gjakovë
13 DHJETOR – Teatri i Qytetit ‘Muharrem Qena’, Mitrovicë
16 DHJETOR – Teatri i Qytetit, Gjilan

Të gjitha koncertet do të fillojnë në ora 20:00 dhe hyrja në secilin qytet do të jetë 3€. Biletat do të mund të blehen në teatrat përkatës afër datave të koncerteve.

Turneu ‘Muzikë n’Teatër’ është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë. Koncerti i Prishtinës është përkrahur nga Komuna e Prishtinës.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale