MENU
klinika

Rama sulmon opozitën

“Nuk janë kundërshtarët e mi, por të shqiptarëve”

03.11.2022 - 23:10

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar opozitën e Berishës dhe të Metës si jo si kundërshtarët të tij, por të interesave të shqiptarëve.

I ftuar në ‘Real Story’, kreu i qeverisë tha se kjo opozitë po bën në Shqipëri gjithçka që Kremlini dëshiron, duke ndjekur interesat e Moskës.

“Nuk janë kundërshtarët e mi, por kundër interesave të shqiptarëve, edhe faktet e kanë treguar lidhja e tyre me paratë ruse nuk është një hipotezë, por është një fakt dhe është një lidhje që nuk është shkëputur, qasja, mënyra dhe argumentet dhe përpjekja për të turbulluar me gjithçka Kremlini dëshiron të ndodh në Shqipëri dhe ka një harmoni se si përgatiten gjërat me forca të ngjashme në vendet e tjera, shqiptarëve që janë shqiptar nuk u takon të kenë asnjë ligje me Kremlinin, por këta e kanë”, tha Rama.

Rama mohoi se ka çuar këshilltarin e tij në krye të SHISH. Ai u shpreh se qeveria ka punuar shumë për shërbimet online që t’i shërbejnë qytetarëve ndërsa për Shërbimin Informativ, tha se janë të prapambetur për sistemet dixhitale.

“Në Shërbimin Informativ ne si qeveri nuk kemi patur asnjëherë interferencë, operon në mënyrë autonome, të gjitha janë sisteme të tyre. Kemi ende shumë për të bërë. Flas për sistemet dixhitale. Shërbimi ynë ka marrë vlerësime nga partnerët ndërkombëtar, për pjesën tjetër është e prapambetur. Jo nuk kam cuar asnjë këshilltar”, theksoi kryeministri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN