MENU
klinika

Shpëtimi mund të vijë nga Anglia

Nuk kënduan himnin, lojtarët iranianë rrezikojnë burgun

23.11.2022 - 15:43

Shprehje krenare, vështrim i vendosur dhe gojë e kyçur. Lojtarët e Iranit qëndruan të heshtur gjatë himnit kombëtar në sfidën nda Anglisë. Një heshtje që ka bërë shumë zhurmë, për të marrë anë kundër regjimit të ajatollahëve, në simbiozë me bashkatdhetarët që protestojnë ndaj shtypjes dhe dhunës së egër të liderëve të vendit të tyre.

Por ky gjest mund t’u kushtojë shtrenjtë futbollistëve iraninë. Për momentin asnjë masë, pasi janë edhe dy ndeshje për t’u luajtur kundër SHBA dhe Uellsit dhe pushtetarët iraninë e dinë mirë se çfarëdo lloj ndëshkimi në këto momente do t’i vinte ata në qendër të ciklonit.

Siç duket, ata po presin që futbollistët të kthehen, për t’i dënuar sipas ligjeve në vendin e tyre, me shumë sigur me burg. Nga dënimet do të shpëtonin futbollistët që luajnë jashtë vendit, si Mehdi Taremi i Portos, Sardar Azmoun i Bayer Leverkusen apo Saman Ghoddos i Brentford, por frika qëndron se mund të ndëshkoheshin familjarët e tyre.

Ndërkohë, një deputet në Angli ka propozuar që me anë të një procedure të përshpejtuar, të pajisen me pasaporta angleze ata që duan nga delegacioni iranian në Katar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN