MENU
klinika

“Më mungon gjithçka nga ti..."

Offset nuk po mësohet dot me mungesën e mikut të tij

23.11.2022 - 12:29

Offset ende nuk është mësuar me mungesën e Takeoff.

Reperi 30-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Kiari Kendrell Cephus, e ka kujtuar kushëririn njëkohësisht dhe shokun e tij të ndjerë me anë të një postimi në Instagram.

Krahas një imazhi ku duket anëtari i ndjerë i grupit “Migos”, Offset shkruan: “Më mungon gjithçka nga ti, sidomos ajo buzëqeshje.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OFFSET (@offsetyrn)

Më 1 nëntor, Takeoff -emri i vërtetë i të cilit ishte Kirsnick Khari Ball, u qëllua për vdekje në një rrugicë në Houston pas një grindje.

Pas vdekjes, një ceremoni në nder të tij u mbajt në Atlanta ku morën pjesë familjarë, pjesëtarët e tjerë të grupit “Migos” dhe miq të tjerë të reperit.

Disa ditë pas funeralit të mbushur me yje, Offset ndau dhimbjen në mediat sociale duke thënë se “zemra e tij është copëtuar” dhe dhimbja është “e padurueshme”.

“Unë kam shkuar të fle dhe të zgjohem duke shpresuar se e gjithë kjo është një ëndërr, por është realitet dhe realiteti ndihet si një makth”, shkroi reperi i “Bad and Boujee” në Instagram.

“Do të doja të të përqafoja për herë të fundit. Qeshnim për herë të fundit. Pinim duhan për herë të fundit. Performonim për herë të fundit”, tha ai, duke shtuar se e di se kushëriri i tij “është në parajsë tani”.

Takeoff dhe Offset formuan grupin e nominuar për Grammy në vitin 2008 me Quavo, i cili ishte në vendin e ngjarjes kur Takeoff vdiq.

Fatmirësisht ai mbeti i padëmtuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë