MENU
klinika

Zëvendëson Grida Dumën

Ori Nebiaj pranon zyrtarisht mandatin e deputetes

15.11.2022 - 18:38

Ori Nebiaj ka kranuar mandatin e deputetes dhe ditën e sotme raportohet të ketë firmosur formularin e pranimit të mandatit në KQZ.

Ajo do të marrë vendin e ish-deputetes demokrate, Grida Duma, e cila la mandatin për t’ju future botës së televizionit.

Grida Duma do të moderojë emisionin “Top Story” që moderonte Sokol Balla në TCH.

Po ashtu edhe Ori Nebiaj që do të marrë vendin e Dumës ka qenë më herët moderator e një emisioni (PërPuthen) në të njëjtin television.

Një rrokadë e mirëfilltë ka ndodhur tashmë mes Partisë Demokratike dhe televizionit Top Channel.

Kujtojmë se Nebiaj kandidoi më 25 prill në qarkun e Tiranës, ku mori 5606 vota preferenciale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë emisioni do të drejtojë?

Televizioni ku do ta shikojmë Grida Dumën!