MENU
klinika

I dehur në Kuvend

Paloka “zien” pas përjashtimit nga Kuvendi, ‘shpërthen” në akuza e fyerje ndaj Ramës

11.11.2022 - 18:50

Deputetit demokrat Edi Paloka ka reaguar sërish për mediat pas përjashtimit për 10 seanca parlamentare nga Kuvendi.

Paloka ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama, ndërsa është shprehur me tone të forta e gjuhë fyese ndaj tij.

 “Ne u përjashtuam se dha urdhrin Rama. Tregon se parlamenti funksionon me dy standarde. Gojëqelburin që nuk duhej të ishte fare në parlament e mbajnë në krye të vendit, dhe depetutëve të opozitës i mbyllin gojën. Ndaj tij nuk u mor asnjë masë përjashtimi, as ju kërkua të ndërpriste atë sulm me atë gojëqelbur ndaj opozitës, ndërkohë që ne që reaguam jashtë kamerave e jashtë seacnës. I thamë në surrat gojëqelburit atë që meritonte të dëgjonte, dhe përjashtohemi se e dha urdhrin Edi Rama.

Rama nuk bën asgjë pa qëllim. Kishte 2 qëllime: E para të tërhiqet vetëmendje nga vjedhja e kalimi me procedurë të përshpejtuar i vjedhjes më të madhe me Portin e Durrësit.

E dyta tu tregonte shqiptarëve se përderisa unë dhunoj e u ul kokën deputetëve të opozitës ju të tjerëve nuk i llogaris. Këto dy qëllime kishte Rama. Ndaj i duhej dhënë përgjigje. Ai ngelet ordiner dhe pushtetin e ka nga vjedhjet, dhuna e oligarkët. Është një fëlliqësirë që duhet të pastrohet një orë e më parë këtij vendi”

Edhe për skllavin ka një moment kur thotë mjaft. Ka kufi, e besoj se për shqitparët ky moment ka kaluar me kohë, tha Paloka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Socialistët që kërkuan përjashtimin të Palokës e Leskajt

Debatuan me Kryeministrin, Parlamenti dënon deputetët!