MENU
klinika

‘Mali i Zi në një situatë emergjente’

Paralajmëron Abazoviç: Vendi po shtyhet drejt destabilizimit

10.11.2022 - 11:35

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, njëherësh kryetari i URA, Dritan Abazoviç deklaroi se vendi nuk ndodhet në një situatë emergjente.

Sipas tij, ata që po e humbin me shpejtësi mbështetjen e elektoratit po e shtyjnë vendin drejt destabilizimit, shkruan Vijesti.

Abazoviç mori pjesë në takimin për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale, të cilin e inicioi kryetarja e Kuvendit, Danijela Gjuroviç në formatin e liderëve partiakë.

“Pavarësisht se disa nuk morën pjesë deri në fund të mbledhjes, kjo ishte kuptimplotë. Situata nuk është e komplikuar nëse ka një logjikë për drejtësinë. Unë do të doja të zgjidhja të katër gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Të paktën, të zgjidhet një për të zhbllokuar plotësisht situatën në Malin e Zi. Shumica e kolegëve ranë dakord që do të respektojmë vendimin e gjykatës nëse thotë se vendimet nuk janë marrë sipas rregullave”, theksoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zv.kryeministri shqiptar i Malit të Zi jep lajmin

“Më 31 mars BE furnizon vendin me vaksina anti-Covid”

Abazoviç: Nuk kam frikë nga kthimi i regjimit

“Beogradi ta ketë të qartë, Mali i Zi është shtet i pavarur”

Tërheqja e njohjes së Kosovës

‘Kërcënon’ Abazoviç: Largohem nëse…

Ministria e Brendshme e Malit të Zi ngre alarmin

“Një grup kriminal kërcënon jetën e Zv/kryeministrit Abazoviç”