Lamtumira e Gerard Piqué mbush arkat e Barcelonës. Mbrojtësi spanjoll kishte nënshkruar një rinovim kontrate deri në vitin 2024, por për t’u larguar nga Barcelona, ai nuk donte asnjë pagesë largimi apo bonus besnikërie që prekte diçka të ngjashme me 40 mln euro!
Ai mori vetëm dëmshpërblimin që i takonte deri në pushimin e Kupës së Botës, në të cilën shpreson për të marrë pjesë për herë të fundit me kombëtaren e tij, pasi është në listën paraprake!
Pique ka lënë kështu në arkën e Barcelonës një vit e gjysmë pagë bruto e cila shkon në rreth 50 milionë euro! Nuk do të jetë e njëjta shifër që klubi katalanas do të kishte marrë me kalimin në 1/8 e Champions League, por Pique donte të largohej nga klubi i tij i preferuar me një gjest të madh.