MENU
klinika

“Korrupsioni i rrënjosur thellë”

Parlamenti Evropian me akuza të forta ndaj FIFA-s

24.11.2022 - 20:50

Parlamenti i BE-së shpreh keqardhjen për vdekjen e mijëra punëtorëve migrantë dhe lëndimet e pësuara nga punëtorët gjatë përgatitjeve për Kupën e Botës 2022 në Katar. Eurodeputetët theksojnë në një deklaratë:

“Katari fitoi procesin e organizimit të Kupës së Botës mes akuzave të besueshme për korrupsion dhe ryshfet, dhe dënon vdekjen dhe lëndimet e mijëra punëtorëve migrantë, kryesisht në sektorin e ndërtimit, që ndihmoi vendin të përgatitet për turneun”.

Duke e përshkruar korrupsionin brenda FIFA-s si “të shfrenuar, sistematik dhe të rrënjosur thellë”, eurodeputetët “dënojnë mungesën e transparencës dhe mungesën e qartë të vlerësimit të përgjegjshëm të rrezikut që ka karakterizuar zgjedhjen e Katarit si vend pritës për Kupën e Botës FIFA”.

Parlamenti u kërkon vendeve të BE-së, veçanërisht ato me liga kombëtare të futbollit, si Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja, të ushtrojnë presion mbi UEFA-n dhe FIFA-n, në mënyrë që kjo e fundit të angazhohet për kryerjen e reformave themelore.

Këto përfshijnë futjen e procedurave demokratike dhe transparente. për ndarjen e Kupës së Botës dhe zbatimin rigoroz të kritereve të të drejtave të njeriut dhe qëndrueshmërisë për vendet pritëse.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN