MENU
klinika

Vuçiç: Të shmangim konfliktin

“Pas 1 orë e gjysmë bisedë, kuptova që nuk do të kishte gjë”

22.11.2022 - 12:34

Pas takimit në Bruksel, Aleksandër Vuçiç mbajti një konferencë të jashtëzakonshme në Beograd në lidhje me bisedimet.

Presidenti serb tha se edhe pse ai pranoi disa kërkesa të reja, pala kosovare vijonte të shtonte kërkesa të reja.

Ai tha se kjo është një periudhë e vështirë, por u bëri thirrje serbeve të Kosovës të ruajnë qetësinë dhe të shmangin konfliktin.

“Konsideruam të japim të gjithë nga të veten, të pranojmë zgjidhje kompromisi, edhe pse do të ishim kritikuar për këtë. Dhamë të tërën nga vetja, pranuam kërkesat e reja. Unë dikur pas një ore e gjysmë i thashë Borrell dhe Lajçak, se nuk ka asgjë nga kjo, e kuptova se do të kalojë koha dhe do të ketë kërkesa tjera dhe në realitet pala shqiptare nuk do të dëshirojë zgjidhje kompromisi. “Ata duhet ta kenë të qartë, se duhet të përpiqemi të ruajmë paqen. Për këtë duhet të jenë të vetëdijshëm njerëzit tanë në Kosovë dhe të tregojmë se për asnjë sekondë nuk kemi dashur konflikt, që të mos përdorim arrogancën e dikujt tjetër që të pranojmë konfliktin, por që të shmangim konfliktet deri në fund, që nëse protestojnë, le të protestojnë të qetë dhe në mënyrë demokratike, që të japim gjithçka nga vetja që të ruajmë paqen. Sa i përket neve Serbia do ta pranojë propozimin e Josep Borrell dhe nuk do të lëshojë më targa të reja dhe madje nuk do të ripërtërijmë targat në periudhën e ardhshme. Ne nga nesër, nga ndërrimi i parë (i Policisë së Kosovës) na pret një periudhë e vështirë, mund të jemi të brengosur, por nuk ka vend për panik”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“SHBA e zhgënjyer me Kosovën dhe Serbinë”

DASH: Kurti e Vuçiç duhet të bëjnë lëshime