Mjeku Ilir Alimehmeti, ishte kandidatura e rradhës që do të garojë në “primaret” e Doktorit për të qenë rivali i Erion Veliajt. Deri sot, ka mbi 4 emra që kanë dalë nga Partia Demokratike (ose më saktë nga zyra e Berishës) për të qenë rivalët e Erion Veliajt për kryetar bashkie në Tiranë. Kush i ka dëgjuar dhe i ka parë, ka qeshur me të madhe. Kjo për faktin sepse, ata megjithë dëshirën e madhe për të qenë kandidatë dinjitozë, nuk e kuptojnë se, të matesh me Lali Erin në Tiranë, duhet të kesh bërë ca punë të mëdha.
Por edhe për faktin, se të matesh me Lali Erin, duhet të dalësh nga një parti dinjitoze, që ka famën dhe kryetarin ligjitim, dhe jo nga një forcë politike, që nuk ka mbledhur akoma të vetët që e kanë braktisur.Pas Belindit,Bogdanit dhe aktorit Julian Deda, ishte mjeku Ilir Alimehmeti që shfaqi papritur dëshirën e madhe për “të ndihmuar në shërimin e Tiranës, pasi ajo ishte shumë e sëmurë”… Kemi 32 vjet që vuajmë nga Doktori, dhe tanimë u afrua edhe një tjetër (natyrisht me porosi të Berishës) dhe deklarohet se “do të fitoj përballë Erion Veliajt që ka sëmurur Tiranën tonë”.
Nga dëshira, tek realizimi i saj, janë 10 male të larta për tu kaptuar Ilir. Dhe këto pengesa kaq gjigande, mendoj se Ilir Alimehmeti (megjithë respektin) nuk mund ti kalojë kollaj. Ai do të dalë nga “primaret e Doktorit”, dhe beson se duke dalë kandidat përballë “Malit Veliaj”, do ti bjerë me kokë dhe do të fitojë. Sipas tij “unë do të fitoj për të shëruar Tiranën e shkatërruar, e betonizuar, dhe do të shkallmoj korrupsionin”. Këto në fakt nuk janë fjalë mjeku, por politikani djallëzor, dhe kuptohet se nga vijnë. Ilir Alimehmeti, nuk e beson as vetë se, duke dalë nga “primaret e Doktorit” dhe duke u vënë përballë “Malit Veliaj”, do të arrijë të fitojë. Nuk mund ta besojë gjithashtu edhe për faktin sepse, Doktori i tij, nuk po arrin të mbledhë të vetët, mendo pastaj të marrë votat e qytetarëve të Tiranës.
Por pavarsisht kësaj, Alimehmeti ka hyrë tashmë në “vallen” e Doktorit, dhe do ta heqë atë ashtu siç e hoqi dikur edhe Halim Kosova. Por unë mendoj se para se Alimehmeti të shprehej se “Tirana duhet shëruar”, ai duhej të shihte Partinë Demokratike, që ka vite që është “shumë e sëmurë”, dhe se nuk po i bën derman as vetë Doktori tij. Si mund të besosh se “do të fitoj në Tiranë përballë Lali Erit”, kur ky i fundit me punë dhe angazhim maksimal, nuk ka ditë të mos gjendet pranë kantiereve të ndërtimit, pranë investimeve, inagurimeve, halleve dhe problemeve të qytetit dhe qytetarëve, dhe se ka mbështetjen maksimale që nuk e ka patur deri sot, asnjë prej atyre që kanë garuar dhe fituar atë post.
Alimehmeti, duhet të ndërgjegjësohet, dhe të mos dirigjohet nga propoganda brutale dhe idioteske se “Erion Veliaj është kandidati më i dobët për të mundur sot”. Kjo do të ishte miopi por dhe papjekuri politike dhe intelektuale. Realitetin duhet ta shohësh jo me syzet e Sali Berishës, por me sytë e logjikës dhe mëndjes tënde. Deri sot, me “primaret” e veta Doktori ka mundur të fusë në “thesin” e tij, shumë emra të njohur apo dhe mirënjohur, të cilët kanë humbur shumë nga vetvetja duke qenë pjesë e një partie të shpartalluar. “Vizito” Partinë Demokratike Ilir, kujdesu më parë për “shëndetin” e saj, dhe pastaj kthehu nga Tirana, pasi është “thelë e madhe” ajo bashki, dhe duhet ti mendosh mirë deklaratat që ti jep me shkrim Doktori yt.