MENU
klinika

Sot miratohet Buxheti i vitit 2023

Pedagogët në protestë para godinës së Kuvendit

24.11.2022 - 11:31

Ndërkohë që sot në Kuvend do të miratohet buxheti për vitin 2023, pedagogët janë ngritur në protestë.

Disa pedagogë që janë mbledhur para Kuvendit kanë paralajmëruar se tubimi i tyre pritet të zgjasë rreth një orë.

Kërkesa që parashtrojnë është rritja e buxhetit për arsimin e lartë dhe për kërkimin shkencor.

Në duar ata mbajnë pankarta që kërkojnë që arsimi i lartë të jetë prioritet kombëtar, që buxheti për të të jetë 1% e GDP, që tarifat e studentëve të mos jenë më të larta se në Kosovë.

“Mos e ktheni universitetin në klasë të 13-të. Na lini të punojmë e jetojmë në Shqipëri”, thonë disa prej pankartave.

Kjo është protesta e pestë kombëtare e mbajtur nga pedagotët që kërkojnë rritje të pagës dhe rritje të financimit për kërkimin shkencor.