Tre të rinj janë arrestuar nga policia e Lezhës të akuzuar për shpërndarje të lëndëve narkotike, dy prej të cilëve dyshohet se kanë përdhunuar një 15-vjeçare.
Në pranga ranë shtetasit Indrit Puka, 20 vjeç, Armando Gega,19 vjeç dhe Klevisian Toni, 20 vjeç të tre banues në Lezhë, ndërsa është shpallur në kërkim një 16-vjeçar në banesën e të cilit u gjet lënda narkotike dhe dyshohet se u krye abuzimi sekual me të miturën.
Dy autorët e dyshuar të përdhunimit jane Indrit Puka dhe Armando Gega. Sipas policisë, dy të rinjtë kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën e mitur banesën e 16-vjeçarit. Ajo është paraqitur në Komisariat dhe në prani të prindërve, psikologut dhe avokatit, ka bërë kallëzim për këta 2 shtetas.
Gjatë kontrollit në banesë u gjetën dhe sekuestruan një pako të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në dhjetëra doza, të gatshme për shitje, 1 peshore elektronike, 1 kallëp tritol, kapsolla detonatore dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Në momentin e kontrollit, 16 vjeçari, në banesën e të cilit u gjetën sendet e kundërligjshme, nuk ishte aty dhe është shpallur në kërkim.
Njoftimi
Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Lezhë, bazuar në inteligjencën informative, për disa të rinj që shpërndanin lëndë narkotike kokainë.
Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një pako të mbushur me dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje, 1 peshore elektronike,1 kallëp tritol, kapsolla detonatore dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Gjithashtu, gjatë operacionit rezultoi se 2 prej këtyre shtetasve kishin kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në inteligjencën informative se disa të rinj kryenin në qytetin e Lezhës, veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike (kryesisht kokainë), në doza, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ndëshkimi”.
Në kuadër të këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-I. P., 20 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar më parë për drejtim të automjetit, nën efektin e lëndëve narkotike;
-A. G., 19 vjeç, banues ne Lezhë, i dënuar më parë për vjedhje;
-K. T., 20 vjeç, banues në fshatin Kolsh, Lezhë.
Bazuar në inteligjencën informative se këta 3 shtetas shpërndanin lëndë narkotike, të cilën e mbanin në banesën e një 16-vjeçari, shërbimet e Policisë kanë ushtuar kontroll në këtë banesë dhe si rezultat, kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një pako të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në dhjetëra doza, të gatshme për shitje, 1 peshore elektronike, 1 kallëp tritol, kapsolla detonatore dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Në momentin e kontrollit, 16 vjeçari, në banesën e të cilit u gjetën sendet e kundërligjshme, nuk është gjetur në banesë dhe është shpallur në kërkim. Vijon puna intensive për kapjen e tij.
Gjithashtu, gjatë këtij operacioni rezultoi se shtetasit I. P. dhe A. G., në banesën e 16-vjeçarit, kishin kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase të mitur 15 vjeçe, e cila është paraqitur në Komisariatin e Policisë dhe në prani të prindërve, psikologut dhe avokatit, ka bërë kallëzim për këta 2 shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“, në ngarkim të shtetasve I. P dhe A. G., ndërsa në ngarkim të shtetasve K. T. dhe të 16-vjeçarit, materialet u referuan për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.