Përmbytjet për shkak të motit të keq kanë prekur edhe Kosovën.
Në Klinë, lumi Drin ka dalë nga shtrati duke përmbytur tokat përreth. Uji ka depërtuar natën e kaluar nëpër banesa, duke shkaktuar dëme të mëdha.
Disa rrugë janë bllokuar në Zllakuqan të Klinës, përgjatë rrjedhës së Lumit Drin.
Situatë e njëjtë është dhe në Pejë, ku me daljen nga shtrati të Lumbardhit është shembur edhe shëtitorja pranë këtij lumi, ndërkohë në Istog disa prej shkolla do të qëndrojnë të mbyllura.
Situatë e rëndë për shkak të reshjeve të pandërprera të shiut ka qenë edhe në Deçan. Dëme në njerëz fatmirësisht nuk ka pasur, ndërkohë banorëve iu është rekomanduar që të përvëlojnë ujin e pijshëm përpara se ta përdorin.
Shumë toka bujqësore janë përmbytur tashmë, ndërsa forcat speciale FSK janë në terren.