Juventusi ka marrë fitoren e pestë radhazi, duke fituar 0-1 në Verona. “Zonja e Vjetër” dominoi në pjesën e parë me mbajtjen e topit, por pa konkretizuar dot.
Tifozët mysafirë që kishin shkuar për të parë ndeshjen në Bentegodi mundën të festonin në minutën e 65-të, pas golit të Moise Kean. Një zbritje e shpejtë e bardhezinjve përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme, me goditjen e 22-vjeçarit që shkoi në fundin e rrjetës.
Non si sa come sia entrata, ma ha segnato moise kean 🕺🏿 pic.twitter.com/BA0xfoj0Uy
— miке (@chiccochiesa) November 10, 2022
Të besuarit e Bocchetit provuan të reagonin me Lazovic apo Djuric, mbrojtja e juventinëve dukej në një natë të mirë. Sfida u mbyll me kartonin e kuq të dhënë për Alex Sandro.