MENU
klinika

Festivali ndërkombëtar

“Pianodrom 10” sjell 28 artistë prestigjiozë shqiptarë e të huaj

18.11.2022 - 22:34

Festivali ndërkombëtar “Pianodrom” rikthehet këtë nëntor, me emra prestigjiozë artistësh shqiptarë e të huaj. Pianodrom, në edicionin e tij të 10-të sjell artistë, si i mirënjohuri Elvin Hoxha Ganiyev, i cili do të interpretojë në violinë sonata botërore e shqiptare, në Hollin e Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit.

Një tjetër shqiptare e talentuar, pjesë e Pianodrom 10, do të jetë pianistja Rejsi Prosi Graz.

Pianodrom vjen për publikun me aktivitete të shtrira në disa data për të mbledhur sa më shume dashamirës të muzikës dhe për të qenë edhe pjesë e atmosferës së festave të Nëntorit.

Pianodrom vlerësohet si pol i kulturës dhe festivali më i madh në Shqipëri i modernizimit të kompozicionit shqiptar.

Në “Pianodrom 10” do të performojnë 14 artistë shqiptarë dhe 14 të huaj, të cilët do të luajnë 30 vepra shqiptare dhe 21 të repertorit botëror.

Kështu, në kuadër të festivalit, veç interpretimeve të Ganiyev, do të ketë koncerte me pjesëmarrjen e kuartetit AMAI Vjena, Kosti Detit, Klejda Tares, si dhe yjeve të interpretimit nga profesorati i Universitetit të Arteve në datat 26-27 nëntor dhe 12-22 dhjetor në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe në datat 5-16 dhjetor në Universitetin e Arteve.

Ky event mbështetet nga Bashkia Tiranë, Ambasada greke, TKOB dhe Universiteti i Arteve.

Presidenti i festivalit është kompozitori i njohur Aleksandër Peçi.

Kompozitori është autori më i ekzekutuar jashtë Shqipërisë në këto 30 vite, me çmime të shumta. Si themelues i “Pianodrom” me 106 produksione për 9 vjet dhe një nga themeluesit e shoqatës “New Music”, është promotor i zhvillimeve moderne në kompozicionin shqiptar. Si profesor ka nxjerrë nga emrat më të rëndësishëm në brezin e ri të kompozitorëve.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale