MENU
klinika

U arrestua mëngjesin e sotëm

Policia: 45-vjeçari donte të dorëzohej tek autoritetet greke

01.11.2022 - 10:18

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht sa i përket arrestimit të 45-vjeçarit që akuzohej për përdhunim në shtetin fqinj, Greqi.

Policia njofton se gjatë orëve të vona janë kryer operacione, ku edhe është arrestuar 45-vjeçarit nga Vlora, i kërkuar në Greqi, për përdhunim.

Autori Spartak Dyrmishi ka shprehur dëshirën e tij për t’u dorëzuar te Policia greke, dhe se në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia shqiptare e ka dorëzuar atë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije.

Kujtojmë që Dyrmishi akuzohet për përdhunimiun e një gruaje, si dhe tentativën për të përdhunuar një tjetër po në të njëjtën zonë ku kreu të parën në Palaio Faliro të Athinës.

Policia e Shtetit

Angazhimi maksimal i strukturave të Policisë së Shtetit, reagimi profesional dhe në kohë, çuan në kapjen dhe dorëzimin vullnetar te Policia greke, të 45-vjeçarit nga Vlora, i kërkuar në Greqi, për përdhunim.

Policia e Shtetit, menjëherë pas shkëmbimit të informacioneve me homologët grekë, për një shtetas shqiptar që kishte përdhunuar një shtetase dhe kishte tentuar të përdhunonte një shtetase tjetër, organizoi strukturat operacionale për të ushtruar kontrolle të imtësishme në territorin ku dyshohej se fshihej 45-vjeçari.

Pas kërkimeve të pandërprera, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë bënë të mundur kapjen e shtetasit Spartak Dyrmishi, 45 vjeç, banues në Vlorë.

Duke qenë se ky shtetas ka shprehur dëshirën e tij për t’u dorëzuar te Policia greke, në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia shqiptare e ka dorëzuar atë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije.

Gjatë një komunikimi në mesnatë, mes Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë greke Gjeneral Lieutenant Konstantinos Skoumas u vlerësua bashkëpunimi dhe reagimi mjaft profesional i Policisë shqiptare.

Drejtori i Policisë greke, Konstantinos Skoumas e ka falënderuar Drejtorin e Policisë shqiptare, për angazhimin dhe komunikimet e vazhdueshme të realizuara këto ditë, për reagimin e menjëhershëm dhe veprimet profesionale të Policisë shqiptare, të cilat ndikojnë në rritjen akoma më shumë të besueshmërisë nga homologët, forcimin e bashkëpunimit mes palëve, si dhe në rritjen e imazhit të Policisë shqiptare, ndërkombëtarisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kërkoj mobilizim maksimal të policisë shqiptare”

Ministri greke – Çuçit: Të gjendet përdhunuesi që u arratis në atdhe

Policia shqiptare ia dorëzon autorin Greqisë

Arrestohet përdhunuesi 45-vjeçar orët e para të mëngjesit