MENU
klinika

Regjistrimi i popullsisë në Serbi

Presidenti Begaj pret në takim delegacionin nga Presheva

04.11.2022 - 17:57

Presidenti Bajram Begaj ka pritur sot në takim një delegacion nga Komuna e Preshevës, vetëm pak ditë nga mbyllja e regjistrimit të popullsisë në Serbi.

Presidenti Begaj vlerësoi seriozitetin me të cilën shqiptarët dhe partitë politike shqiptare të Komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës treguan për procesin e regjistrimit të popullsisë në Serbi dhe përshëndeti pjesëmarrjen e lartë veçanërisht në dy komunat e para.

Begaj, theksoi se ky bashkëpunim solli një regjistrim më të saktë e më të drejtë të shqiptarëve që jetojnë në këtë rajon të Serbisë.

“Kjo i shërben statusit të shqiptarëve në këto komuna dhe i faktorizon ata edhe më shumë në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të tyre në Serbi, të cilat duhet të jenë në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira evropiane” – nënvizoi Begaj.

Kreu i Shtetit, e siguroi delegacionin se shqiptarët e Luginës së Preshevës do të gjenin gjithmonë tek ai dhe institucionet shqiptare një mbështetës të fortë.