MENU
klinika

"Gazi në Europë do kalojë përmes Shqipërisë"

Presidenti i Azerbajxhanit jep lajmin e mirë: Do dyfishohet kapaciteti TAP

15.11.2022 - 13:31

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev ndodhet sot në një vizitë të parë në vendin tonë së bashku me një delegacion zyrtarësh të lartë. Gjatë konferencës së përbashkët me presidentin Bajram Begaj, Aliyev ka njoftuar për mundësinë e dyfishimit të sasisë së gazit që shkon në Europë përmes gazsjellësve TAP dhe TANAP.

Aliyev falenderoi Shqipërinë, për mbështetjen që i ka dhënë Azerbajxhanit, sipas tij, në konfliktin me Armeninë.

‘Për herë të parë në vendin tuaj të bukur. Jam besimplotë që kjo vizitë do të japë një shtysë të fortë marrëdhënieve mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë. Kjo hap mundësi shumë të mira për të ardhmen.

Ndaj Armenisë nuk ka patur asnjë sanksion, shkatërrimi , lufta, në territorin e Azerbajxhanit i ka bërë këto toka të pajeta. Siç ju thashë, nga 67, tashmë 65 janë shkatërruar. Tashmë jeta po kthehet në këto toka. Mbështetja e vendit tuaj për ne është shumë e rëndësishme. Jam mirënjohës për këtë mbështetje.

Gazi i Azerbajxhanit po kontribuon në sigurinë energjitike të Europës. Deri në 2027 kemi planin të dyfishojmë furnizimin me gaz për Europën, sigurisht ky gaz do të kalojë përmes Shqipërisë. Depozitat tona janë shumë të pasura, aktualisht TAP dhe TANAP mund të diskutohet për të rritur kapacitetet e tyre”, tha ndër të tjera Aliyev.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


TAP nis transportin e sasisë së parë të gazit

“Ditë historike për tregun energjetik të Europës”