Është cilësuar shpesh si një nga gazetaret më të bukura.
Brikena Prifti spikerja e lajmeve në TV Klan njihet edhe për profesionalizmin e saj.
Prezantuesja së fundmi ka lajmëruar se më nuk do ta shohim duke lexuar lajmet pasi ka vendosur të provojë veten në një tjetër emision.
Ndonjëherë duhet të dalim nga muret e shtëpisë për t`u rritur. Faleminderit familjes Klan për krijimin e një mundësie të jashtëzakonshme profesionale, e cdokujt me të cilin bashkëpunova e më mbështeti në këto vite të mrekullueshme, që më kanë dhënë shumë në cdo aspekt! Mirënjohëse gjithë jetën”, ka shkruar së fundi gazetarja.
Po flitet se Brikenës tashmë i është besuar emisioni i pasdites në Vizion Plus dhe për të kjo është eksperienca e saj e parë si moderatore e një emisioni,pasi e kemi parë gjithnjë si spikere lajmesh.