MENU
klinika

Afati për ristrukturimin

Primaret për bashkitë shtyhen deri më 12 nëntor

08.11.2022 - 10:48

Në të gjitha degët e Partisë Demokratike afati për kandidimin dhe vetëkandidimin në primaret për zgjedhjet lokale është shtyrë deri në datë 12 nëntor. Nga ky vendim përjashtohen 16 degët në Bashkinë e Tiranës.

Degët e PD kanë kërkuar shtyrjen e afatit duke argumentuar se nuk kanë pasur mjaftueshëm kohë për organizimin e mbledhjeve në çdo nivel organizativ dhe marrjen e propozimeve apo vetë-propozimeve nga struktura partiake në territorin që ata mbulojnë.

“Shtyhet deri në datën 12 nëntor afati për vetëkandidim dhe kandidim për Primare në të gjitha degët e PDSH-së. Nga ky vendim përjashtohen 16 degët e Bashkisë Tiranë.

Degët e Partisë Demokratike të Shqipërisë kanë kërkuar shtyrjen e afatit për shkak të kohës së pamjaftueshme për organizimin e mbledhjeve në çdo nivel organizativ dhe marrjen e propozimeve apo vetë-propozimeve nga struktura partiake në territorin që ata mbulojnë.

Për këtë arsye, pas shqyrtimit të dokumentacionit nga KOKOE, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, vendosi shtyrjen e afatit për vetëkandidim dhe kandidim për Primare në të gjitha degët e PD, deri në 12 nëntor 2022”, thuhet në njoftimin e PD-së që drejtohet nga Berisha.

RIORGANIZIMI
Por nga ana tjetër, Alibeaj publikoi dje një udhëzim të firmosur nga ai dhe Gazment Bardhi për një vendim të marrë në kryesinë e datës 4 dhjetor të Partisë Demokratike që drejtojnë ata.

Alibeaj e Bardhi synojnë riorganizimin e strukturave të PD-së që nuk i janë bashkuar Berishës.

“Nisjen e procesit të ristrukturimit të organeve drejtuese në nivel lokal në të gjitha Degët e Partisë, duke përmbyllur procesin e plotësimit të vakancave në nivel seksioni, grupseksioni dhe/ose kryesi dege brenda datës 15 Dhjetor 2022, sipas këtij kalendari: Nënkryetar dhe Sekretariati – brenda datës 20 Nëntor 2022;

Kryetar dhe sekretar Grupseksioni – brenda datës 1 Dhjetor 2022; Koordinator për organizimin e FRPD – brenda datës 1 Dhjetor 2022; Koordinator për organizimin e LDG – brenda datës 1 Dhjetor 2022;

Kryetar dhe sekretar Seksioni – brenda datës 15 Dhjetor 2022. 2. Dega e Partisë do të kryejë organizimin territorial të strukturave në nivel Seksioni,

Grupseksioni dhe Dege, pas vlerësimit të situatës, performancës dhe vakancave të krijuara, sipas rregullave të përcaktuara në këtë udhëzim. Dega e Partisë merr masa që procesi i ristrukturimit të jetë gjithëpërfshirës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Berisha del me listë të veçantë në zgjedhjet e pjesshme vendore

Komisioni i Rithemelimit: Do të jemi pjesë e tyre në emër të PD, nga sot hapim primaret

"Lulzim Brava tejkaloi imagjinatën e Orwell dhe Kafkës"

Berisha: Primaret, arritje e madhe!