Pas shfaqjes së problemeve teknike në rrjetin social Instagram, profili më i ndjekur që është në pronësi të futbollistit portugez, Cristiano Ronaldo, ka humbur gati tre milionë ndjekës.
Edhe pse ende nuk dihet arsyeja e problemit teknik të krijuar, shumë përdorues të Instagramit raportojnë se u janë bllokuar llogaritë dhe se nuk mund të hyjnë në këtë rrjet social.
Nga ana tjetër, ata që i janë përkushtuar pak më shumë Instagramit, kanë raportuar humbjen e ndjekësve dhe e kanë cilësuar si problem të madh, pasi e përdorin këtë rrjet social për të fituar para.
E gjithë kjo, interesant, ndodh në kohën e Halloëeenit, kështu që shumë përdorues të këtij rrjeti social nuk mund të ndajnë fotografi të kostumeve të tyre.