MENU
klinika

Bardhi: Rama nuk firmos vetë por vë Belindën

Projekti i Portit të Durrësit ‘nxeh gjakrat’ në komision

15.11.2022 - 20:22

Projekti për Portin e Durrësit ka shkaktuar debate në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka replikuar me zv.ministrin Besart Kadia, por edhe me socialist të tjerë, lidhur me të ardhurat që do të sjellë projekti për Shqipërinë.

Bardhi është shprehur se shteti shqiptar ka vendosur të bëjë biznes me Portin e Durrësit dhe të dalë i humbur nga ky biznes.

Ai shton se Rama nuk firmos vetë në të tilla projekte, por lë ministrat e tij që të firmosin.

“A mund të thoni kush është kontributi që shtrihet në 20 vite. Ju i vendosni në dispozicion pronën publikem përkundrejt vlerës 1 euro. Edhe një herë. Si e thatë zonja Kokona, çfarë janë? A qenkan të ndryshme. Shtojca është pjesë integrale e marrëveshjes. Pronësia tek zhvilluesi transferohet menjëherë për 1 euro. Paguhet përpara zbardhjes së lejes së ndërtimit. Ky do ndërtojë tani jo pas 20 viteve. Kush është kontributi që shteti i jep në 20 viteve, në verë përkatëse. Pra leja e ndërtimit sipas zv.ministrit shtrihet në 20 vite. Domethënë ky ndërtuesi do të ndërtojë për 20 vite. E kam unë radhën e fjalës. Ta mbaroj unë fjalën se e kam marrë. Shqetësimi im zoti zv.ministër është se shteti shqiptar ka vendosur të bëjë biznes dhe të dalë e humbur nga ky biznes. Kryeministri nuk firmos këtë projekt gjigand, siç e ka zakon që të mos firmosë. Fiton një kompani private. E thotë marrëveshja që ke sjellë ti. Ai vendos Belindën të firmosë dhe vetë nuk firmos. Ti pusho se del jashtë ndryshe, se nuk na urdhëron ti këtu”, u shpreh Bardhi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sa përqind të investimit do të sponsorizojë biznesmeni arab

Plani i biznesit për projektin e portit të Durrësit

Qeveria përjashton nga taksat investitorin!

Projekti i Portit të Durrësit/ Si ndryshoi emrin aksioneri kryesor