22.11.2022 - 15:18
Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm pamje nga projekti inovator i muzeut më të ri në vend.
Rama u shpreh se, ky muze ndërthur historinë dhe teknologjinë.
Projekti inovator i muzeut më të ri në vend ndërthur pasurinë kulturore kombëtare, me interaktivitet dhe teknologji të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.
Ky muze përbën tjetër risi pas aplikacionit novator online të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave përmes të cilit studiuesit mund të porosisin nga çdo vend i botës, në çdo orë të ditës dokumentet që iu duhen dhe, pasi të kryejnë pagesën përkatëse, do të mund t’i marrin brenda 1-5 ditëve.