Prokurori Dorjan Juniku, i cili po merret me çështjen e dhunimit të së moshuarës Minire Nura para pak ditësh në azilin “Orenda” në Pejë, ka dhënë detaje të reja në lidhje me rastin.
Ai bëri me dije se pas kontrollit që i kanë bërë mjekët nënës së dëshmorit Taulant Nura, kanë konstatuar se kjo e fundit ka dhe dëmtime trupore.
Megjithatë nuk dihet se nga kush janë shkaktuar këto lëndime dhe për këtë po bëhen hetime.
“Prokuroria do kërkojë që tre të pandehurat të procedohen për rastin. Të treja akuzohen për sulm. Pas një kontrolli të kryer nga mjeku është konsistuar se e moshuara ka dhe lëndime trupore. Nëse vërtetohet se lëndimet i ka marrë prej vajzave ndaj tyre shtohet dhe akuza për lëndime trupore”- u shpreh prokurori.
Video që u përhap menjëherë në rrjetet sociale ku dhe mori reagime të shumta sipas prokurorit është bërë më 29 tetor të këtij viti.
“Duket se filmimin e kanë bërë vetëm për t’u tallur. Filmimi ka ndodhur në 29 tetor 2022. Ne kemi marrë të gjitha veprimet ligjore për zbardhjen e këtij rasti. Kemi autorizuar policinë që të intervistojnë dhe të moshuarve tjerë në këtë shtëpi. Vajzat ishin të diplomuara për infermiere”- tha ai.
Raporti mjekësor për Minire Nurën:
Shenja të dhunës në të dy duart
Mavijosje në gjendje përmirësimi në shpinë
Djegie të shkallës në këmbën e majtë