MENU
klinika

Dyshohet për kokainë me vlerë 40 milionë euro

Prokurori i SPAK jep detaje për operacionin në Fier

25.11.2022 - 12:43

Prokurori i SPAK Adnan Xholi, ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e finalizuar mbrëmjen e të enjtes 24 nëntor në Fier, ku u zbulua laboratori i përpunimit të kokainës që vinte nga Kolumbia, me porositës shtetas shqiptar.

Mes plehut artificial te ngarkuar nga Kolumbia, dyshohet se ndodhet nje sasi prej 430 kg kokaine e cila kap vleren 40 milionë euro.

Ndersa nga 11 urdherarrestet, 10 persona jane vene ne pranga deri me tani, nje person eshte ne kerkim.

“SPAK ka regjistruar që në fund të korrikut procedimin për trafik lënde narkotike, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Me strukturat e policisë BKH dhe disa agjenci të huaja ndërkombëtare dhe me autoritetet malazeze. Sipas informacioneve paraprake kishte të dhëna që në maj 2022 në portin e Kolumbisë ishte ngarkuar një sasi me pleh organik artificial me destinacion Pireun e Greqisë, tranzit portin e Malit të Zi me porositës shtetas shqiptarë, është aplikuar metoda me dorëzim të kontrolluar..

Nga verifimimi i autoriteteve shqitpare porositësi ishte shtetas shqiptar që në fillim të 2022 kishte hap aktrivitet në Shqipëro ndër të cilat dhe importi i plehrave kimik e mallra të tjera.

Pasi sasia me pleh është dërguar në territorin shqiptar në shtator 2022, është bërë zhdoganimi transpoti zhvendosja e ngarkesës në disa qytete deri dje që është bërë kontrolli e sekuestrimi në Farkë të madhe në Fier.

Për interesa të këtij procedimi, u pa e udhës të mos ndaleshin vetëm tek porositësi por dhe bashkëpunëtorët organizatorët e financuesit e interesuar për këtë lëndë narkotike.

Nga Gjykata janë pranuar kërkesat për arrestimin e 11 personave dhe kontrollin e 14 ambienteve të ndryshme.

Nga policia 10 masa sigurimi deri tani e janë ekzekutuar të gjitha masat për kontrollet e banesave.

Jane sekuestruar 15910 euro, 3 automatik, tre pistoleta, fishekë, 18 telefona, automjete, laptopë, 24 ton pleh artificial brenda të cilës një sasi lënde kokainë prej 430 kg e cila referuar shitjes me pakicë kap vleren 40 milionë euro”, u shpreh Prokurori ne konferencen per mediat.

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!