MENU
klinika

"Ndryshimi do ndodhë përmes…"

Protesta e 12 nëntorit a do ketë dhunë? Përgjigjet Meta

08.11.2022 - 13:25

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur sot për protestën e thirrur nga opozita më 12 nëntor, duke paralajmëruar se “kënga e numërimit mbrapsht për këtë qeveri ka nisur prej kohësh”.

Sipas Metës, “ndryshimi do ndodhe permes protestave dhe zgjedhjeve e permes pjesemarrjes ne votime e permes mbrojtjes heroike te votes”.

Pyetje: Si do jetë kjo protestë, paqësore apo do precipitojë në dhunë deri ku do arrijë mosbindja civile?

Ilir Meta: Protesta e 12 nëntorit do jeët shkëlqim i qytetarisë së Tiranës dhe gjithë Shqipërisë e opozita është e vendosur në këtë drejtim. Kjo është një qeveri për të cilin kënga e numërimit mbrapsht ka nisur prej kohësh e dhuna as ka qenë e as është aleat i opozitës.

Qyetarët dalin kundër dhunës së përditshme që ushtrohet nga qeveria bandë e Ramës ndaj tyre e sipërmarrësve, do dalin kundër dhjetëfishimit të gjobës me të cilën i ka kërcënuar me paketën fiskale, kundër nxjerrjes nga kopshtet, kundër gjobave me të cilat Rilindja ka ngarkuar qytetarët për ti mbajtur peng, pra kemi një dhunë sistematike përvec bullizmit nga ana e Kryeministrit për të frikësuar qyetarët përfshirë këtu dhe luftën e 3 botërore a thua sikur e ka ky në dorë atë cështje ndërkohë që përditë përpiqet të vjedhë shqiptarët, me aferën më monstruoze deri tani si është ajo e inceratorëve të cilës shumë shpejt pritet t’ja kalojë ajo e portit të Durrësit por dhe të tjera që pritet të dalin.

Janë gjithmonë pozitive për arsye se në fushën e lojës tani kemi një opozitë të vërtetë kështu që kjo e bën gjithcka dhe më të vërtetë, të qendrueshme të sigurt dhe më fituese për opozitën, që do i shërbejë gjithë vendit dhe një pjesë e mirë e elektoratit socialist është duke vuajtur pasojat e kësaj keqeverisje e mungese totale të llogaridhënies, si qytetarët e tjerë të vendit.

Ndryshimi do ndodhe permes protestave dhe zgjedhjeve e permes pjesemarrjes ne votime e permes mbrojtjes heroike te votes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga koronavirusi, Gjykata Kushtetuese tek vrasja e të riut!

Zëri i Amerikës: Ngjarjet që lanë shenjë përgjatë 2020