MENU
klinika

Pikëpyetjet e “Huffington Post” mbi qeverinë britanike

“Pse targetoni shqiptarët dhe jo afganët?”

08.11.2022 - 14:22

Sekretarja e Brendshme Suella Braverman quajti disa prej emigrantëve si “kriminelë shqiptarë”, por statistikat e reja nga “Home Office” dëshmojnë se ka vetëm një diferencë të vogël midis numrit të shqiptarëve dhe afganëve që udhëtojnë përgjatë Kanalit Anglez për në Mbretërinë e Bashkuar.

Kështu shkruan media britanike “Huffington Post”, sipas së cilës, duke zbërthyer numrin e mbërritjeve me varka të vogla sipas kombësisë midis janarit dhe qershorit të këtij viti, Home Office zbuloi se kishte 2,165 refugjatë shqiptarë dhe 2,066 afganë.

Kur merren si përqindje, personat nga Afganistani dhe ata nga Shqipëria rezulton të jenë 18% e numrit total të emigrantëve që vijnë.

Megjithatë, qeveria ka qenë e vendosur të kritikojë vetëm refugjatët shqiptarë kohët e fundit në përpjekjen e saj për të luftuar azilkërkuesit që vijnë në brigjet britanike.

Kështu që njerëzit në Twitter po pyesin: pse? Pse shqiptarët?

Siç theksoi Ash Sarkar nga “Novara Media”, midis shqiptarëve dhe britanikëve nuk ka një diferencë të madhe në numra.

Ajo shkroi në Twitter: “Mbulimi i kësaj nate të kaluar është fokusuar ekskluzivisht tek njerëzit nga Shqipëria dhe jo tek njerëzit nga vendi që ne pushtuam dhe më pas ua braktisëm talebanëve. Pse?”

The Secret Tory, një llogari e njohur në Twitter ngre pytjen: Në rast se 101 më shumë afganë se sa shqiptarë do të kishin mbërritur me varka të vogla vitin e kaluar, a do të ishte fokusuar biseda rreth vendit të sunduar aktualisht nga talebanët?

Afganistani është qeverisur nga talebanët që kur SHBA dhe aleatët e saj – përfshirë Britaninë e Madhe – tërhoqën forcat e saj nga vendi gushtin e kaluar, pas 20 vjetësh. Evakuimi la një boshllëk pushteti të cilin grupi militant e plotësoi shpejt, duke nxitur mijëra afganë të përpiqeshin të largoheshin nga vendi i tyre për t’i shpëtuar regjimit shtypës të talebanëve.

Mbretëria e Bashkuar çeli zyrtarisht skemën e saj të zhvendosjes së qytetarëve afganë në janar të këtij viti, me qëllim që t’u jepte përparësi atyre që e kanë ndihmuar Mbretërinë e Bashkuar në Afganistan dhe që kanë mbrojtur vlerat demokratike. Në gusht 2022, Mbretëria e Bashkuar kishte marrë zyrtarisht rreth 21,500 afganë përmes rrugëve zyrtare.

Pavarësisht se Shqipëria ka pasur vetëm 100 emigrantë më shumë se Afganistani gjatë gjysmës së parë të vitit 2022, shqiptarët janë përballur me kritikat më të shumta në javët e fundit.

“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj

“Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”!