MENU
klinika

“Me puthje fitojnë vendin e punës”

Pse u largua nga Top Channel? Flor Gjini bën deklaratën e fortë

02.11.2022 - 11:09

Moderatori Flor Gjini ka ironizuar së fundmi Bora Zemanin, në një intervistë për “Natë me Aulonën.

Flori tregoi arsyet e largimit nga “Top Channel”, ku veçoi se kishte biseduar për të qenë pjesë e “Dancing With the Stars”, konkretisht në “Gold Room”. Aty ai nuk ka la pa ironizuar faktin se moderatore e spektaklit të kërcimit është Bora Zemani.

Ndonëse nuk përmendi emra, ai u shpreh se nuk dëshiron ta marrë vëmendjen me puthje, referuar puthjes së moderatores me Donald Veshajn.

“Nuk e marr vëmendjen me puthje. Vëmendjen me puthje e marrin ata që fitojnë edhe vendin e punës”- u shpreh ai.

I pyetur për marrëdhënien e tij me Ori Nebiajn, Flor Gjini u shpreh:

“Marrëdhënia me Orin është shumë e mirë. Në fillim nuk ka qenë shumë e mirë. Këto vitet e fundit jemi lidhur shumë me njëri-tjetrin. Në fillim ishte Olsa në mes, dhe ku është ajo ka dramë. Ori ka një talent të madh në kuzhinë dhe na mbledh gjithmonë tek shtëpia e saj.

Në rolin e “Për’puthen” më pëlqen shumë. I kam thënë që po bën gabim sepse mendova që “Për’puthen” donte një vazjë që thotë “fol ti se e ke radhën.” Ori i ka dhënë autoritetin që i mungonte atij programi”

Gjithashtu ai sqaroi raportin e tij me Einxhel Shkirën, duke thënë: “Është e vërtetë që nuk flasim sepse ne po folëm flasim gjithë natën dhe rri pa gjumë. Me Einxhelin kam një marrëdhënie shumë të mirë, tani e ka marrë të gjithë vëmendjen bebi.”

I pyetur nëse është i lumtur, moderatori u përgjigj duke thënë: “Jam shumë i lumtur. Kam patur dy javë për të cilat u futa në një dilemë. Tani po jam i lumtur!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Moderatori sqaron gjithçka: Ka një ngërç

Është krisur shoqëria mes Einxhel dhe Flor Gjinit


Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën