MENU
klinika

“Veç mos të pafsha në rrugë”

Publikoi videon e të moshuarës në Pejë, kërcënohet aktorja

03.11.2022 - 13:24

Dje aktorja dhe aktivistja Kaltrinë Zeneli publikoi një video, ku shihej se një infermiere godiste një grua në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë. Ajo ka thënë se është kërcënuar nga një person pasi publikoi këtë video.

Në një intervistë për mediat në Kosovë ajo ka thënë: “Veç mos të pafsha në rrugë se kam me t’mbyt”.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur tek Shtëpia e kujdesit për të moshuarit “Orenda”, ku infermierja Aurona Pelaj dhunonte një të moshuar që vuan nga alzheimer, ndërsa punonjëset e tjera Altina Rexhepi dhe Ramzije Kuqi, buzëqeshnin.

Pas publikimit të videos Bordi i Qendrës për Përkujdesjen e të moshuarve “Orenda”, ka marrë vendimin për pushimin nga puna për katër infermieret e përfshira në këtë ngjarje që ka tronditur mbarë opinion publik. Ndërkohë, policia arrestoi dy prej infermiereve. Por siç duket kjo ngjarje ka nxehur gjakrat, pasi bashkëshorti i njërës prej infermiereve ka kërcënuar pronarin e kësaj qendre, Anton Rasaj. Pas marrjes në pyetje nga policia, ky shtetas më pas është lënë i lirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Shokuese, infermierja rreh të moshuarën”

Daily Mail i bën jehonë skandalit në Pejë


"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi