MENU
klinika

Analiza

Putin i premtoi rusëve fitore, tani duhet “t’iu japë llogari”

02.11.2022 - 12:00

Putini e luftën jo vetëm pa ndonjë diskutim të brendshëm, por edhe pa informuar aktorët kryesorë, duke marrë rreziqe të mëdha politikisht. Nëse lufta do të shkonte mirë, ai ‘kumar’ do të kishte shpërblyer, por sot, ndërsa Ukraina po kundërsulmon dhe Rusia po tërhiqet, pyetjet rreth vendimeve të Putinit po shtohen.

Ka frikë se Rusia mund të humbasë plotësisht. Nëse presidenti nuk arrin të bindë elitat se ai mbetet një lider i fortë me një kuptim të qartë se ku po e çon vendin, pasiguria mund të bëhet një rrezik i rëndësishëm politik për regjimin e Putinit.

Është e vërtetë që një pjesë e elitave ruse – lojtarët më të fuqishëm, më ambicioz dhe dominues – e konsiderojnë luftën një fatkeqësi. Por praktikisht të gjithë në elitë jo vetëm që ndjejnë empati me motivet politike të Putinit, por gjithashtu ndajnë të kuptuarit e tij për situatën dhe motivet e nisjes së luftës.

Ndaj, fundi i Vladimir Putinit po afrohet. Lufta ka hyrë në Rusi. Ukrainasit po bëhen gjithnjë e më të guximshëm, deri në atë pikë sa arritën të godasin praktikisht të pashqetësuar një bazë helikopterësh rusë në kufirin me Estoninë, rreth 250 kilometra larg Shën Petersburgut. Një sulm mjaft larg Kievit, që konfirmon aftësinë e ukrainasve për të bërë bastisje në radhët e armikut: Vladimir Putin do të tërbohet, duke qenë se ky sabotim shoqërohet me sulmin në portin e Sevastopolit.

Me sa duket rusët nuk e prisnin një goditje të tillë, e cila ndodhi 600 kilometra larg kufirit ukrainas: rojet nuk vunë re asgjë, ata panë drejtpërdrejt helikopterët të shpërthyen në pistë.

Ukrainasit gjithashtu filmuan veten dhe më pas publikuan videon, e cila bëri të mundur të konstatohej se bastisja ndodhi në një aeroport të vendosur në rajonin Pskov, jo shumë larg kufirit me Estoninë. Dy Kamov 52 Alligators u shkatërruan dhe dy të tjerë u dëmtuan, por vetë operacioni është më i rëndësishëm se buxheti.

Siç theksohet nga Repubblica, ky episod hap gjithashtu një sërë pyetjesh dhe mund të çojë në një rritje të rrezikut të përshkallëzimit. Forcat ukrainase po i tregojnë Vladimir Putinit se ditët e vështira për Rusinë akoma nuk kanë ardhur, pasi ky është vetëm fillimi. Jo vetëm kaq, ukrainasit po godasin rëndë Vladimir Putinin.

Sulmi në portin e Sevastopolit të Krimesë vazhdon të jetë në qendër të diskutimeve jo vetëm mes Moskës dhe Kievit, por edhe mes qeverisë ruse dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar. Bastisja kundër portit më të rëndësishëm të Flotës së Detit të Zi ishte një nga më të mprehtët që nga fillimi i luftës.  Evolucioni i forcave ukrainase nga post-sovjetike në thuajse perëndimore tani duket i plotë.

 Në fillim të luftës, pra në shkurt të këtij viti, marina ukrainase u asgjësua pas sulmeve të para. Flota sipërfaqësore e Kievit u shfaq menjëherë e papërshtatshme për të zmbrapsur fuqinë e zjarrit ruse në Detin e Zi, superiore në numër dhe cilësi. 

Megjithatë, ky boshllëk është plotësuar gjatë muajve si me dërgimin e armëve nga Perëndimi, ashtu edhe me trajnimin dhe përmirësimin e aftësive teknologjike të forcave ukrainase të ofruara nga NATO. Si akt i parë, brezi bregdetar u forcua me raketa kundër anijeve, të cilat në mënyrë efektive përjashtuan rusët nga afrimi i flotës pa rrezikun për të parë të mbytur sërish njësitë më të mira të komponentit të tyre të Detit të Zi. Neptunët ukrainas të bashkuar me sistemet anglo-amerikane kanë blinduar të gjithë zonën në brigjet e Odessa.

Dhe kjo i lejoi Kievit të fokusohej në fronte të tjera, por gjithashtu të ishte në gjendje të përfshihej në një lloj lufte shumë të ndryshme nga ajo që priste Moska në frontin jugor.

Konflikti është kthyer në një sistem të sofistikuar të luftës asimetrike që nuk është më vetëm mbrojtës, por edhe sulmues. Një metodë konflikti që është zhvendosur edhe në territorin rus (ose e konsideruar si e tillë nga Moska): pikërisht në atë që Krimea e konsideronte vijën e madhe të kuqe të Kremlinit.  

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN