MENU
klinika

“Do mbushim sheshet. Pleqtë kanë ngelur këtu”!

Qytetarët për protestën: Nuk jetohet me këto çmime, janë rritur shumë

09.11.2022 - 12:58

Çmimet e larta te ushqimeve, energjisë e karburantit, papunësia, pasiguria, largimi i të rinjve nga vendi, janë këto arsyet që qytetarët përmendin kur i pyet nëse do të marrin pjesë në protestën e 12 nëntorit në Tiranë.

Ata shprehen se do të protestojnë, pasi janë të lodhur e të pashpresë në një vend ku siç thonë shumë shpejt do të mbeten vetëm pleqtë.

Do merrni pjesë në protestën e 12 nëntorit?

“Po patjetër. Pasiguria në cdo gjë, pasiguria ligjore”

“Kam dy prindër që nuk punojnë, na e prishi shtëpinë tërmeti e nuk më dhanë asgjë. Cfarë do bësh këtu me 500 mijë apo 600 mijë lekë rrogë, taksa, ujë drita, me të ngrëna e pirë, e të mbash familjen? Pak e vështirë të rrish këtu”.

“Të ulen cmimet, janë shumë të larta, nuk i përballojmë dot, jemi popull shumë i varfër,. Po ikën rinia u boshatis krejt Shqipëria, gjynah”.

“Na vjen shumë keq se jemi nëna vet, na u kanë boshatis shtëpiat na kanë ikur të gjithë djem e vajza”.

“Janë rritur cmimet shumë, vetëm nafa e benzina këtu te ne më shtrenjtë se cdo vend tjetër”.

“Ka shumë gjëra, ikja e të rinjve më e rënda, kush do të rrijë këtu ne që do vdesim?”

“Pleqtë kanë ngelur këtu”. “Po shkojme drejt nje fundosje”

Për më tepër ndiqni reagimet e qytetarëve:

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Edhe Rama donte të më linte mua pushtetet në 2007, por s’pranova”

Berisha tregon skenarin e protestës së 12 nëntorit