MENU
klinika

Irani i pushtuar nga protestat e dhunshme

Raisi “thumbon” SHBA-në: Rrugët tona janë shumë të sigurta

06.11.2022 - 11:34

Vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini, shënon ditën e 50-të, ndërsa demonstratat e trazirat e dhunshme vazhdojnë ende në qytetet e Iranit.

Studentët i janë bashkangjitur protestave, ndërsa tregtarët janë futur në grevë, teska raportohet se protestat e djeshme erdhën pasi presidenti Ebrahim Raisi tha se qytetet e Iranit ishin “të sigurta dhe të shëndosha” pasi më herët hodhi poshtë një premtim të presidentit amerikan, Joe Biden, për “lirimin e Iranit”.

Republika Islamike është kapluar nga protestat që shpërthyen kur Amini vdiq në paraburgim pas arrestimit të saj për një shkelje të dyshuar të kodit të veshjes së vendit për gratë.

Grupi i të drejtave “Hengaw” me bazë në Norvegji tha se njerëzit po vazhdojnë një “grevë të gjerë” në qytetin e lindjes së Amini-t, ndërsa grupi i Iranit për “Të Drejtat e Njeriut” me bazë në Oslo tha të shtunën se të paktën 186 njerëz ishin vrarë në shtypjen e protestave, një rritje prej 10 nga e mërkura.

Sakaq, Irani ka vazhduar të fajësojë armikun e tij të përhershëm, SHBA-në për protestat, pasi sipas presidentit Raisi, Uashingtoni ka dështuar përpjekjet e tij për të përsëritur kryengritjet arabe që prej vitit 2011 në Republikën Islamike.