MENU
klinika

Tensionet në Kosovë

Rama: Duhet një dialog me Serbinë që të mos humbasim dhe aleatët

07.11.2022 - 17:57

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter për situatën në veri të Kosovës.

Ai shkruan se “autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë”, ndërsa shton se “mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”!”.

“Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA&BE. Ndërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe DIALOG.

Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar një DIALOG I PALODHUR me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët!”, shkruan Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk kthehemi në institucione nëse Prishtina..."

Tensionet në veri të Kosovës, serbët organizojnë protesta