MENU
klinika

Forumi i Paqes

Rama: Pa Kinën, Rusinë dhe Turqinë nuk do ia kishim dalë me pandeminë!

11.11.2022 - 22:04

Kryeministri Edi Rama, ka marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris me ftesë të presidentit Emmanuel Macron.

“Është një ide me rrënjë në Francë. Kur ideja u rihodh sërish për diskutim shumë vende menduan se kjo ishte për ti shpëtuar thirrjes gjeopolitike për të zgjedhur BE, por sa më shumë koha kalonte provohet se kjo ishte një ide e shkëlqyer.. Unë  e mbështes e pamë të shpaloset pasi nisi lufta, e përjetuam tek pandemia që na dëshmoi me shumë kosto dhe mungesa e kësaj ure lidhëse mund të shkaktojë tragjedi. Pa Kinë , Turqinë  dhe Rusinë nuk do t’i kishim mbijetuar Covidi-t”, tha Rama.

Gjithashtu Rama theksoi se deri tani Ballkani ia ka dalë t’i qëndrojë larg luftës konvecionale. Po ashtu theksoi se çështja mes Kosovës dhe Serbisë e rëndësishme për të treguar se Ballkani është i bashkuar.

“Të qenit kryeministër shqiptar nuk të duhet të zgjidhësh problemet e botës. Deri tani Ballkani ia ka dalë t’i qëndrojë larg luftës konvencionale duke qenë hallka më e brishtë e zinxhirit. Kemi dobësitë tona. E di shumë mirë që në Ballkan Rusia ka ndikim të madh dhe mund të shkojë ndikime të mëdha. Kemi një çështje të madhe në Ballkan që është çështja mes Serbisë dhe Kosovës dhe është vërtetë e rëndësishme që të shihet se Ballkani është i bashkuar”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

Rama: Doja t’ju pyes meqenëse e nisi me përqafim nga Putin vazhdoni të ndihmoni Ballkanin dhe shkoi deri tek ju lutem shpëtoni njerëzimin, si ndiheni për këtë?

Macron: Besoj se këtë gjë do ta bëjmë së bashku jo unë i vetëm. Është hera e pestë që kemi organizuar këtë Forum të Paqes

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidenti Erdogan: Mike dhe aleate e natyrshme

Çfarë e shqetëson Turqinë në lidhje me Shqipërinë