Në takimin që ambasadorja e SHBA në OKB, Linda Thomas-Greenfield, zhvilloi me Kryeministrin Rama pati edhe një shkëmbim batutash sa i përket krizës së energjisë dhe nevojës për reshje. Ambasadorja Thomas-Greenfield tha se kriza është një shqetësim i përbashkët.
“Sërish faleminderit shumë që më pritët, faleminderit shumë për partneritetin tuaj, për marrëdhënien tuaj, ndërkohë që përballemi me çështje të një shqetësimi të përbashkët në këtë rajon”, tha ajo.
Rama i tha me batutë se “na duhet dëshpërimisht shi për shkak të faktit që energjia hidrike është i vetmi burim i yni por u siguruam që kur të vinit ju të ishte diell. Ndaj po e bëjmë edhe këtë sakrificë për të mos pasur shi për ju”.
“E vlerësoj këtë dhe natyrisht do të lutem për shi kur të largohem. Faleminderit!”, iu përgjigj diplomatja e lartë amerikane.