MENU
klinika

“3 parti bedelësh pa atdhe”

Rama: Seanca e sotme u mbyll me dy të dehur që…

10.11.2022 - 18:38

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përfundimit të seancës maratonë në Kuvendin e Shqipërisë ku u miratua buxheti për 2023.

Përmes një postimi në “Twitter”, Rama tha se përgjatë 24 orësh diskutimesh për buxhetin, Partia Demokratke dhe ajo e Lirisë nuk kanë pranuar luftën në të cilën e gjithë bota është si dhe nuk folën as për krizën e çmimit të energjisë dhe inflacionin e luftës dhe as për paratë e marra nga Rusia.

Kyreministri u ndal edhe te sherri i ndodhur në Kuvend dhe kërkesën për përjashtimin e dy deputetëve të PD Edi Paloka dhe Bujar Leskaj.

Ai u shpreh se seanca e sotme u mbyll me dy të dehur nga rruga e Foltores që shanë me libër shtëpie në emër të popullit.

“Pas 28 orësh seancë diskutimesh për Buxhetin2023 as PD, as PF dhe as PL(Partia e Lekut) nuk pranuan që ka luftë, nuk folën për asnjë lidhje mes luftës së Putinit, krizës së çmimit të energjisë dhe inflacionit të luftës, nuk thanë asnjë llaf për 1/2milionë USD të marra nga rusët!

Seanca u mbyll me dy të dehur nga rruga e Foltores që shanë me libër shtëpie në emër të popullit dhe mbetën pa bërtitur “Shqipëria në Rrezik!” se harruan tekstin prej alkoolit! 3 parti bedelësh pa atdhe, pa din e as iman, me dy të shitur në ballë e dyzet të shkalafitur vërdallë!”, shkruan Rama.

Ditën e sotme pas diskutimeve dhe debateve u mbyll seanca maratonë në Kuvendin e Shqipërisë për buxhetin e vitit 2023.

Me 76 vota pro, 40 vota kundër u miratua buxheti për 2023. Të ardhurat në vendin tonë për vitin 2023 parashikohet të jetë në nivelin 631. 7 miliard lekë, ku 475 miliard lekë të ardhura do të vijnë nga qeverisja qendrore, ndërsa 65 584 milionë lekë nga pushteti lokal.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend dje tha se buxheti 2023 do të ndihmojë financiarisht çdo shtresë vunerabël. Këtë buxhet e pa ndryshe opozita që tha se është buxhet varfëri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN