MENU
klinika

Champions League

Real Madrid me “5 yje”, mbyll grupin si i pari

02.11.2022 - 21:44

Real Madrid fiton me goleadë 5-0 ndaj Celtic dhe mbyll grupet e Champions League si kryesues. Brenda 20 minutash, Los Blancos fitojnë 2 penallti për të njëjtën arsye: Prekje me dorë në zonë.

11-metërshin e parë e mori përsipër Modriç duke e ekzekutuar në mënyrë perfekte, ndërsa në të dytën u tregua i saktë Rodrygo. Mysafirët skocezë patën shansin e artë për të ngushtuar shifrat, por Courtois priti penalltinë e Juranovic në fundin e pjesës së parë.

Me nisjen e pjesës së dytë gjërat u bënë edhe më të thjeshta për kampionët në fuqi, pasi thelloi avantazhin Asensio. Festivali i golave nuk kishte përfunduar ende, pasi spektaklin e tyre e dhurojnë edhe Vinicius e Valverde për 30 minutat e mbetura. Në fund miqtë shënuan golin e nderit.

Si vend i dytë, kualifikohet Leipzgi, që fitoi 0-4 në Varshavë ndaj Shakhtar Dontesk. Ukrainasit shkojnë në Europa League si vend i tretë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN