MENU
klinika

Letra dërguar në FSHF

Refuzimi i radhës, talenti shkodran: Dua Greqinë!

08.11.2022 - 12:50

Andreas Ndoji është një nga talentet e shumtë të piketuar nga stafet e ekipeve zinxhirë në Kombëtaren kuqezi. Mesfushori shkodran, është kthyer të bëjë protagonistin te ekipi i tij Olympiakos, madje duke zbritur si titullar në dy ndeshje të Europa League.

Me paraqitjet e tij, mesfushori 19-vjeçar tërhoqi edhe vëmendjen e trajnerit Edy Reja i cili vendosi ta grumbullojë për dy miqësoret në muajin nëntor kundër Italisë dhe Armenisë.

Ndryshe nga se pritej, Ndoj ka refuzuar në mënyrë të prerë ftesën e bërë nga tekniku italian, duke kërkuar të lirohet nga Federata Shqiptare e Futbollit. Me anë të një email dërguar Drejtorit te Ekipeve Kombëtare, Dritan Babamusta, dhe menaxherit te Kombëtares U-21, Denis Lilo, Ndoji ka bërë të qartë se dëshira e tij është të vazhdojë me Federatën Greke (publikuar nga balkanweb).

Kujtojmë që vetëm pak kohë me parë, Ndoj ishte pjesë e përfaqësueses U-21, në dy ndeshjet kundër Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut. Më herët ka qenë edhe pjesë e Kombëtares U-17.

Ky refuzim i 19-vjeçarit vendos përfundimisht të ardhmen e tij me fanellën kuqezi, pasi prej kohësh është vendosur një rregull i qartë, i pa kthyeshëm, asnjë lojtarë nuk ftohet më në Kombëtare nëse refuzon një herë fanellën kuqezi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN