MENU
klinika

“Do bisedoj me Dukën për të ardhmen”

Reja i emocionuar para Italisë: Do t’i këndoj të dy himnet

13.11.2022 - 12:35

Shqipëria do të luajë dy takime miqësore në ditët e ardhshme. Kuqezinjtë presin Italinë në “Air Albania” (16 nëntor), teksa tri ditë më vonë presin Armeninë në të njëjtin stadium. Dueli ndaj kampionëve të Europës do të jetë shumë emocionues për Edy Rejan.

Në prononcimin për shtypin, trajneri italian zbuloi edhe prapaskenën në lidhje me miqësoren ndaj Italisë së Roberto Mancinit, duke treguar se çfarë i tha presidentit Armand Duka sapo mori vesh që të kaltrit po kërkonin duele miqësore pasi nuk arritën të kualifikoheshin në Katar 2022.

Sfida ndaj Italisë do të jetë shumë emocionuese për mua dhe Shqipërinë. Kënaqësi dhe krenari të përballem me Italinë time. Do të provoj emocione të mëdha dhe të bukura, do t’i këndoj dy himnet. Ia thashë presidentit bëjë maksimumin të luajmë ndaj tyre, pasi ata po kërkojnë miqësore pas eliminimit nga Kupa e Botës. Menjëherë biseduam dhe doli mirë, kështu që nuk ka më bukur”.

Lojtarët e kampionatit shqiptar – “Ka lojtarë të Superiores që më kanë lënë përshtypje të mirë, por nuk mund t’i merrja dot të gjithë tani. Nëse i referohemi miqësoreve me lojtarët e kampionatit shqiptar, kisha frikë se mos nuk i përgjigjeshin ndeshjeve.

Por ata treguan personalitet dhe ishin shumë mirë. Mendoj se bëmë sfida të mira, nuk e merituam humbjen me Katarin, nuk na u dha një penallti. Doja t’i shihja këto katër lojtarë edhe për ndeshjet e muajit mars.”

Katër nga Superiorja – “Sigurisht që nëse i kam marrë në këtë grumbullim do të thotë që kam besim te ata. Të gjithë do të kenë mundësi. Të gjithë janë të impenjuar me klubet dhe do të më duhet të shoh gjendjen fizike. Këta katër lojtarë që kam marrë nga kampionati shqiptar mendoj e janë të sigurt të luajnë kundër një skuadre si Italie. Sigurisht sfida ka dhe emocionet e veta.”

Kontrata dhe emrat – “Atëherë do të përfundojmë këto dy ndeshje dhe më pas do të kemi mundësinë të ulemi bashkë me presidentin që mund të them kam marrëdhënie shumë të mira. Do të gjejmë një zgjidhje për më të mirën e Shqipërisë.”

Mançini – “Sigurisht Mancinin e njoh mirë dhe e di që ai nuk do të vijë për shëtitje në Shqipëri. Mund të thuash shumë për Italinë. Është një skuadër e frikshme. Por mua më intereson që Shqipëria të bëj një ndeshje të mirë. Rezultati varet nga lojtarët që zbresin në fushën e lojës. Që ai do të luajë me lojtarë të rinj. Jemi thuajse në të njëjtat pozita.”

Mungesat – “Këto dy ndeshje kanë shumë vlera. Balajn, Cikalleshin, Seferin dhe Uzunin nuk na i lejojnë klubet që t’i merrnim në Kombëtare për shkak të ndeshjeve ndërsa me probleme fizike janë Manaj, Strakosha, Çekiçi dhe Gjimshiti që sapo është i rikuperuar. Do të doja që të gjithë lojtarët t’i kisha në dispozicion. Mbeten për t’u parë edhe të rinjtë“, përfundoi Reja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lista e Kombëtares për miqësoret

Reja rikthen Muçin dhe fton 3 lojtarë të Superiores