04.11.2022 - 12:07
Trajneri Edy Reja ka bërë publike listën me lojtarët që do të luajnë në ndeshjen miqësore Shqipëri-Katar, e cila do të luhet pikërisht në stadiumin e Marbellas në Spanjë dhe do të nisë në ora 18:30.
Kjo do të jetë përballja e tretë në histori mes Shqipërisë dhe Katarit, që të gjitha në ndeshje miqësore. Në listë bien në sy vetëm dy lojtarë që nuk luajnë në Superiore: Kristal Abazaj (rikthim si kuqezi, luan në Turqi) dhe Arlis Shala (Drenica).
Kombëtarja do të njsë grumbullimin që ditën e shtunë me ekipin që do të përgatitet në kompleksin Tropikal në Durrës deri të martën, kur do të niset për në Marbella të Spanjës.