Jeni gati për reklamat e fundivitit? E para ka dalë dhe i përket rrjetit të dyqaneve John Lewis.
Një grua shfaqet teksa flet në telefon dhe thotë: Jemi shumë të emocionuar.
Bashkëshorti i saj përpiqet të mësojë skateboard. Bie, rrëzohet, ngrihet sërish. Ushtrohet pasdite, ushtrohet në fundjavë, por ushtrohet edhe teksa punon ne zyrë. Shikon video tutorial. Përpiqet sërish.
Derisa në fund bie dera dhe zbulohet përse ai po mundohej aq shumë për ta mësuar skateboard.
Në Ditën e Krishtlindjeve në derë trokiti vajza e tyre. Sapo e kishin birësuar. Ajo mban skateboard në duar.
Reklama u kushtohet atyre prindërve që kanë nën kujdes apo të birësuar më shumë se 108 mijë fëmijë në Britaninë e Madhe.
“The Beginner”, ose “Fillestari” titullohet.