MENU
klinika

Kush tha që Ledri nuk është xheloz?

Reperi ‘paralajmëron’ partnerin e Sarës në “DWTS”

20.11.2022 - 11:56

Blogerja Sara Hoxha ka marrë vëmendjen e të gjithëve nga spektakli i “Dancing with the Stars”. Por të gjithë kanë qenë kuriozë të dinin se ç’mendonte partneri i saj, reperi Ledri Vula lidhur me performancat e saj. Kësaj herë të gjithë fansave të dyshes u është shuar kurioziteti sepse gjatë xhirimeve të javës është shfaqur edhe Ledri.

“Sa herë kërcen Sara duket sikur kërcen kombëtarja. Këshillë për Luixhinon? Ej, kujdes me ato duar vëllaçko,“-shtoi reperi me shaka duke shkaktuar të qeshura.

Ledri dhe Sara Hoxha janë bashkë prej vitesh dhe janë prindër të një vajze 2-vjeçare të quajtur, Poem Vula.

Blogerja ka qenë e ftuar në “Wake Up” se fundmi ku ka ndarë disa detaje interesante në lidhje me jetën e saj personale dhe planet e ardhshme me Ledri Vulën.

E pyetur nëse është në planet e tyre një fëmijë tjetër, Sara nuk hezitoi të shprehnte një dëshirë të saj të moçme, për ta bërë Poem me një motër.

“Po patjetër, por kam një kontratë me Xhixhin. Po patjetër kam shumë dëshirë t’i bëj dhe një motër. Mendoj se duhet një motër. Unë i kam xhelozuar gjithmonë vajzat që kishin një motër, se unë kam një vëlla,”-shtoi Sara.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sara Hoxha na tregon kuptimin e veçantë

Çfarë fshihet pas emrit Poem Blu?