Kryeministri Edi Rama ka replikuar sot ashpër me deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, të cilit i ka kujtuar në Kuvend se e pret një ditë e vështirë në gjykatë për shkak të procesit që po zhvillohet ndaj tij.
Por gjatë replikës nga vendi Salinji, ka replikuar pa mikrofon me Ramën, duke thënë se ai ‘nuk kishte frikë nga kërcënimet e tij’.
Replikat e Ramës dhe Salianjit kanë kaluar me tone të forta, teksa kreu i qeverisë e ka quajtur si ‘bedel’ dhe si “mizë në të ndenjurat e kalit”.
Ndërkohë që demokrati gjatë replikës e ka quajtur Ramën si ‘’bajga e kalit që po kundërmon gjithë Shqipërinë”.
Replikat e Rames me Salianjin
Edi Rama: Ti je bedel pasionant!
Ervin Salianji: Ti je bedel…
Edi Rama: Je zi miza në të ndenjurat e kalit që mendon se tërheq karrocën, tund flatrat e një mize të bezdisshme..
Ervin Salianji: Ti je si bajga e kalit qe po kundërmon jo vetëm këtu, por gjithë Shqipërinë
Edi Rama: Kujdes me fjalorin se je edhe afër. Mos ngatërro jashtë daljet e organizimit.
Ervin Salianji: Me ke je duke folur…
Edi Rama: Rri aty se ke ditë të vështirë sot. Te mirëkuptojmë..
Ervin Salianji: Ta thash dhe ta them s’të pjerdh fare as ty as kërcënimet e tua,
Edi Rama: Kujdes me fjalorin se je afër dhe…
Ervin Salianji: Me ke je duke folur. Ki kujdes me gjuhen, ordiner, hajdut, bandit…
Edi Rama: Ke proces sot, u more me procesin se s’ke faj ke dite te vështire…
Ervin Salianji: S’të vjen zor.. Me ke je duke folur.. Nuk pjerdh unë as për ty as për proceset e tua, kërcëno ndonjë të mbaruar…
Edi Rama: Ju bedela s’keni atdhe, flamur, histori e dinjitet, s’keni asgjë. Vetëm aftësitë e mallkimit të këtij vendit mund të çohen në saba e të hyjnë me sharje e shpifje me akuza në hava për një kompani më të madhe të botës, për të ndryshuar Durrësin e Shqipërinë, ju mund ta bëni se jeni bishti i një krijese që mbart mallkimin.