MENU
klinika

Nga presidenti, te vartësit

“Rrufe në qiell të hapur”, largohet kupola e Juves

28.11.2022 - 22:44

Lajme të rëndësishme vijnë në shtëpinë e Juventusit. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, bordi drejtues i “Zonjës së Vjetër” ka dhënë dorëheqjen.

Këtu përfshihen: kryetari Andrea Agnelli, zëvendësi i tij Pavel Nedved, dhe drejtori menaxhues Maurizio Arrivabene. Në këshillin e jashtëzakonshëm të njëjtin vendim morën edhe anëtarët Laurence Debroux, Massimo Della Ragione, Katryn Fink, Daniela Marilungo, Francesco Roncaglio, Giorgio Tacchia dhe Suzanne Keywood.

Përfshirja në hetimin e Prisma-s, çështje e nisur nga Prokuroria Publike e Torinos me akuzën e kontabilitetit jo të vërtetë, e lidhur me mosmarrëveshjet e Consob-it, bënë që kompania të rishikonte draft pasqyrat financiare dhe të vinte ky vendim.

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”