MENU
klinika

"Nuk kemi pretendime territoriale në Ukrainë"

Rumania hedh poshtë deklaratën kontradiktore të Putin

06.11.2022 - 13:41

Ministria e Punëve të Jashtme e Rumanisë ka hedhur poshtë deklaratat e presidentit rus Vladimir Putin në lidhje me pretendimet territoriale në Ukrainë.

“Rumania nuk ka pretendime territoriale ndaj Ukrainës,” njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme rumune.

Ministria e quajti të rreme idenë se Rumania ka pretendime territoriale kundër Ukrainës dhe përsëriti mbështetjen e saj të vendosur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës në kontekstin e operacionit të posaçëm ushtarak.

Presidenti rus Vladimir Putin tha në një takim me historianët dhe përfaqësuesit e feve tradicionale të premten se ideja e kthimit të territoreve ukrainase që ishin tjetërsuar nga Polonia gjatë Luftës së Dytë Botërore është ende duke u diskutuar në Varshavë.

Në këtë kontekst, Putin tha se rajone të mëdha të Rumanisë u përfshinë në Ukrainë gjatë atyre viteve, duke lënë të kuptohet se dhe Rumania mund të ketë pretendime territoriale.