MENU
klinika

Një fenomen që 'godet' çdo vit familjet shqiptare

Sa është kostoja e ‘shpëtimit’ nga përmbytjet?

21.11.2022 - 15:17

Shirat e parë të dimrit kanë krijuar të njëjtën situatë të përsëritshme pothuajse çdo vit ku qindra hektarë tokë e banesa gjenden nën ujë në të gjithë vendin. Por a janë marrë masa për t’i paraprirë kësaj situatë dhe a kanë qenë ato serioze?

Në vitin 2019, qeveria miratoi Strategjisë Kombëtare të Ujitjes dhe Kullimit 2019– 2031 dhe planin e veprimit e cila kishte pikërisht në fokus marrjen e masave konkrete në këtë drejtim për të parandaluar përmbytjet, por mesa duket 3 vite pas, efektet kanë qënë minimale.

Por sa do të kushtonte e gjithë ndërhyrja e nevojshme për shmangien e këtij fenomeni që sjellë dëme të pallogaritshme çdo vit për familjet shqiptare?
Sipas vlerësimit të bërë nga Ministria e Bujqësisë, për një periudhe 10-13 vjeçare, ku llogaritja është bërë që nga viti 2019, kostoja totale për rehabilitimin dhe modernizimin e infrastrukturës së ujitjes, infrastrukturës së kullimit, digave të rezervuarëve të ujitjes dhe objekteve të mbrojtjes nga përmbytja, është rreth 717 milionë USD.

Nga ky total 253.6 milionë USD, vlersohet rehabilitimi dhe modernizimi i infrastrukturës së ujitjes për të mundësuar ujitjen në sipërfaqen potencialisht të ujitshme prej 360 mijë ha; 56.5 milionë USD rikthimi i infrastrukturës së kullimit në parametra optimal në sipërfaqen potencialisht të kalueshme prej 280 mij ha; 130.2 milionë USD rehabiliti i 410 digave (ose rreth 65% e numrit të përgjithshëm) për rritjen e sigurisë së tyre dhe garantimin e burimeve ujore për skemat ekzistuese; 276.8 milionë USD rritjea e sigurisë së mbrojtjes nga përmbytja lumore dhe detare, nëpërmjet rehabilitimit/ rikonstruksionit të argjinaturave ekzistuese dhe ndërtimit të strukturave reja.

Ndërkohë që duke zbritur investimet që janë bërë në tre vitet e kaluara, nga viti 2022-2031, llogaritet të investohen rreth 700 milionë dollarë apo 79 miliardë lekë. Pra Ministrisë do t’i duhet të shpenzojë mesatarisht afro 70 milionë dollarë në vit për një dekadë me qëllim zgjidhjen e këtij problemi, ndërkohë që fondet vjetore të akorduara për këtë zë në buxhet variojnë në rreth 14 milionë dollarë , apo 20 për qind e nevojës për tu investuar. Nëse do të ketë impakt kjo strategji dhe a do të mund të vihen në jetë të gjitha investimet e parashikuara, kjo mbetet për tu parë. /SCAN

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbi 2 mijë hektarë e 590 banesa të përmbytura

Moti i keq në Shqipëri/ VOA: Situatë e rënduar në Shkodër