MENU
klinika

Arriti shifra rekord

Sa të vërteta janë klikimet e emisionit të Luanës?

11.11.2022 - 12:20

“Zemër Luana” duket se u prit mirë nga publiku duke pasur parasysh shifrat e larta të shikueshmërisë.

Emisioni nisi këtë të dielë në “Tv Klan”, nën moderimin e Luana Vjollcës, e cila risolli një version pothuajse të njëjtë me “Shiko Kush Luan.” Në fakt pritej që emisioni të shënojë shikueshmëri të lartë, por klikimet kaluan çdo pritshmëri sot, kur më për më pak se një javë emisioni i plotë arriti 1 milionë klikime në “YouTube.”

Së fundmi në rrjet kanë qarkulluar disa zëra që përgënjeshtronjë shikueshmërinë reale të emisionit që supozojnë se klikimet e tij janë të blera.

Mirëpo “Acromax” i ka hedhur poshtë të gjitha këto dyshime, duke analizuar statistikat ku vërtetohet se shikueshmëria është e vërtetë.

Kompania “Acromax Media” konstatoi se në tre ditët e para emisioni arriti 800 mijë shikime në platformën “YouTube” ku vendin e parë të shikueshmërisë e dominon Shqipëria me 230 mijë shikime, në vendin e dytë Gjermania me 79 mijë, më pas vijon Italia me 78 mijë, Maqedonia e Veriut me 53 mijë, Britania e Madhe me 32 mijë, dhe më pas vijnë shtetet e tilla si: Greqia, Zvicra, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Austria, Suedia, Belgjika, Kanadaja, Sllovenia, Serbia, Mali i Zi etj. Gjithashtu emisioni ka pasur edhe 48 klikime nga India.

Sipas “Acromax”, më shumë se gjysma e klikimeve, të cilët kanë kërkuar emisionin në platformën e “YouTube” kanë qëndruar plotë 2 orë pa ndalesë duke e parë atë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


''The Albanian Virgin''

Filmi shqiptar premierë botërore