Deputeti i PD, Ervin Salinji iu përgjigj përmes një deklarate për mediat, deklaratave të kryeministrit Edi Rama në parlament, i cili ndër të tjera i përmendi edhe procesin gjyqësor.
“Kryeministri në ditën që duhej të kujdesej për qytetarët u kujdes për një megaaferë korruptive, ku kërkon të marrë mijëra metra katrorë tokë e miliona dollarë për t’i kaluar te njerëzit rrotull tij, përpara zgjedhjeve.
E dëgjuat kryeministrin me një gjuhë prej rrugaçi ordiner, se si i drejtohej opozitës, e cila është e papranueshme edhe nëse do vinte nga një adoleshent, dhe jo nga një njeri në moshë, i cili është plakur në mënyrë të keqe, mesa duket.
Ngjarja tjetër që është paralajmëruar shpesh nga ana ime, është se si nga foltorja mendon se më kërcënon për një proces që e ka hapur vetë dhe duket se kujdeset po vetë, sepse e dinte edhe kryeministri që kisha proces sot, ndërkohë që vetëm 20 minuta pasi kryeministri e bëri këtë kërcënim gjykata e Apelit solli njoftim duke thënë që për kërkesa të njëjta proceduriale, që ka ndodhur më parë, duke ndjekur një standard tjetër për të shqyrtuar një kërkesë të një prej avokatëve. Unë do të jem edhe sot në proces nëpërmjet avokatit.
Kryeministri nuk më kërcënon dhe as më tremb. Nuk më kërcënon e as më tremb e as të tërhiqem nga mbrojtja e interesit publik. Mendon se është me ata që ka rreth e rrotull që i sjell vërdallë si kukulla. Shqetësim është edhe protesta e 12 nëntorit, ftoj çdo qytetar të bashkohet. Një kryeministër i shfazuar të vijë në binarë.”-u shpreh Salianji.
Në seancë plenare kreu i qeverisë Edi Rama iu drejtuar sot deputetit demokrat me fjalët: Ti bëjë kujdes, shiko proceset që ke. Po të informoj se dje kam fituar një proces tjetër për shpifje. Të uroj suksese me procesin që ke atje.