MENU
klinika

Tifozët të vendosur

S’duan himnin e Kosovës por atë shqiptar, FBK merr vendimin

02.11.2022 - 23:21

Federata e Basketbollit e Kosovës është detyruar ta ndalojë himin e Kosovës në palestra para ndeshjeve. Kjo pasi që himni kosovar po vërshëllehet nga tifozët në ndeshjet e kampionatit, pasi duan duan të dëgjojnë vetëm himnin shqiptar.

Ndalimi i intonimit të himnit u konfirmua nga kryetari i FBK-së, Arben Fetahu: “Vendosja për intonimin e himnit në ndeshje ka qenë një masë të cilën e kemi filluar këtë vit, edhe atë me qëllimin më të mirë që ta bëjmë mobilizimin e njerëzve rreth asaj që është simobl i shtetit të Kosovës.

Megjithatë, duke pasur parasysh gjithë këto reagimet që kemi pasur kohët e fundit, ne nuk do të donim që të shkaktojmë në asnjë moment ndonjë turbulencë apo ndonjë pakënaqësi te njerëzit që janë nëpër palestra.

Prandaj, unë besoj fuqishëm që do të marrim një vendim mbi këtë çështje dhe nuk do të kërkojmë intonimin e himnit deri në fund të këtoj sezoni, përveçse në momentet kur shpallet kampioni apo fituesi i Kupës apo Superkupës. Kjo sepse nuk duam trazira dhe pakënaqësie te tifozët”.